DYLON

Vazhdon ofrimi i ndihmës dhe i shërbimeve nga NOPM, për persona në nevojë

Vazhdon ofrimi i ndihmës dhe i shërbimeve nga NOPM, për persona në nevojë
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të aktivitetit për Ofrimin e shërbimeve për të rriturit (moshuar) pa përkujdesje familjare, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë Sociale (QPS), ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike, dhe ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë.

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike, si dhe ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijë dhe të rritur në nevojë.

Gjatë muajit shtator në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë sociale (QPS) në Kamenicë, dhe pas harmonizimit të listave të përfituesve, OJQ “NOPM” ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për 20 persona të rritur në nevojë pa përkujdesje familjare me pako ushqimore dhe higjienike.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë muajit shtator, “NOPM” ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për 5 fëmijë dhe 5 të rritur në nevojë, pas kontraktimit për shërbime të jashtme për ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike në shtëpi.

Këto aktivitete do të realizohen përgjatë 14 muajve të implementimit të projektit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.