DYLON

Vazhdon nderimi i dëshmorëve dhe heronjve përmes “Flakës së Janarit…”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – “Në prag të fillimit të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, që mbahet për herë të 24-të në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë shqiptare, të rënë përgjatë rrugëtimit të gjatë për liri e mëvetësi kombëtare, kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, se dëshmorët dhe heronjtë e kombit na dhanë guximin e kurajën që të mos pajtohemi me të keqen dhe padrejtësitë, por të vazhdojmë rrugën tonë për liri.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

EkoHigjiena

“Në prag të fillimit të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, që mbahet për herë të 24-të në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë shqiptare, të rënë përgjatë rrugëtimit të gjatë për liri e mëvetësi kombëtare, i kujtoj dhe përulem për sakrificën e mbi 8000 viktimave të masakrës së Gjilanit dhe për kolosët e kombit: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Esat Berisha, Halim Orana, Zenel Hajdini, Musa Zajmi, pastaj Shefki Desivojca e Bejtë Pireva që janë sinonim i besimit në Zot e Atdhe. Më lejoni të kujtoj, po ashtu, stërgjyshin tim Rrustem (Mustafë) Hazirin i cili për shkak të kryengritjes më 1912 u burgos në Jemen duke mbajtur tetë vite burg dhe gjyshin tim Hetem (Rrustem) Hazirin, i cili ishte komandant në hekurudhë dhe u vra në mbrojtje të kufirit shqiptar, në thirrje të kryengritjes dhe rezistencës. Me këtë rast, në 31-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, i kujtoj me respekt maksimal për veprat dhe sakrificën e tyre në shërbim të atdheut, sikurse edhe dëshmorët Kadri Zeka e Zija Shemsiu. Në prag të nisjes së “Flakës së Janarit”, shpreh vlerësimet dhe gjunjëzohem për kontributin e jashtëzakonshëm të Agim Ramadanit, i cili ishte emblemë e luftës për liri. “Flaka e Janarit” shënon edhe vdekjen e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Dëshmorët dhe heronjtë e kombit na dhanë guximin e kurajën që të mos pajtohemi me të keqen dhe padrejtësitë, por të vazhdojmë rrugën tonë për liri. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.