Vazhdon moti i ngrohtë me periudha të gjata me diell
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot në vendin tonë vazhdon moti i ngrohtë, me periudha të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 33°C.
Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s. /2LONLINE/
