DYLON

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid-19

Vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase në përballimin e situatës kundër Covid-19
Avatar photo Redaksia

Po vazhdon mbështetja e madhe e bizneseve gjilanase ndaj instituconeve komunale, në përballimin e situatës kundër virusit Covid-19.

Gjatë ditës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pranuar donacion nga Artan Sermaxhaj përkatësisht “Lanikas Group SH.P.K”, prej 480 sapunë higjienik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjienës.

“E falënderoj përzemërsisht Artanin dhe të gjitha kompanitë për mbështetjen e madhe në funksion të sigurimit të higjienës, e cila është ndër faktorët kryesor për luftimin e pandemisë Covid-19. Zoti ua shtoftë begatinë familjare e biznesore”, ka deklaruar nënkryetari Arbër Ismajli.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.