DYLON

Vazhdon lufta speciale kundër presidentit historik Ibrahim Rugovës..!?

Avatar photo Redaksia

Njëri nga spekuluesit e radhës kundër presidentit të ndjerë. Ibrahim Rugova, mbrëmë në emisionin “Pa Rrottlla” na u paraqit edhe Sadri Ramabaja, i cili hodhi në opinion një spekulim të ri dhe krejtësisht të fabrikuar me qëllim për ta dezinformuar opinionin e gjerë shqiptar, shumica absolute e të cilit për 25 vite rresht e ka përkrahur dhe vazhdon ta mbështetë filozofinë politike dhe kombëtare të presidentit tonë historik.

Në cilësinë e bashkëpunëtorit, por edhe të bashkorganizuesit të ardhjes së presidentit Ibrahim Rugova nga Italia në Gjermani si dhe vizitave të tjera në shtetet perëndimore, distancohem dhe e hedh poshtë spekulimin e Sadri Rmabajës si dhe shpifjet e gjithë atyre të cilët vazhdojnë me luftën speciale kundër presidentit Rugova edhe për së vdekuri të tij.

EkoHigjiena

Po ashtu, është shpifje e kulluar spekulimi i tij imagjinar, se gjoja Perëndimi në aeroportin e Romës e paskësh marrë peng presidentin Rugova që mos të deklarohet kundër UÇK-së, ngase unë kam qenë bashkë organizues me ndërkombëtarët për ardhjen e tij në Gjermani, por edhe si dhe shoqërues i presidentit, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë ai nuk është trajtuar si “peng” nga perëndimorët siç spekulon S. Ramabaja, i cili në emisionin e gazetarit të RTK-së, Milaim Zekës, tha se “Rugova në aeroportin e Romës ishte marrë peng nga perëndimorët për të mos u deklarue kundër UÇK-së në Romë..!, një gënjeshtër kjo ogurzezë dhe e pa kapshme për një njeri që ligjëron në Universitet..!?

Shtrohet pyetja, nëse ky “profesor” manipulon opinionin duke i ofruar fakte të rreme për presidentin e parë të Kosovës së lirë, Ibrahim Rugovën, si mund t’i besojnë studentët ligjëratave të tij, kur i njëjti shpif me kaq paturpësi dhe urrejtje kundër liderit nacional dhe figurës më emblematike të shqiptarëve në tri dekadat e fundit?!

Unë kam qenë në Romë si dhe në konferencën e parë për medie pas lirimit nga pengmarrja e Rugovës, nga regjimi i Millosheviqit dhe më pas jam marrë edhe me përgatitjen e ardhjes së tij në Bonn. Andaj, kërkoj nga S. Ramabaja që të kërkojë falje publike për spekulimin e tij që e bëri mbrëmë në mediumin publik të Kosovës..!

Dr. Ibrahim Rugova, në konferencën për shtyp në Romë ka kërkuar me ngulm intervenimin tokësor të NATO-s për shpëtimin dhe mbrojtjen e asaj pjese të popullatës shqiptare që kishin mbetur brenda në Kosovë.

Ndërsa, për deklaratat e tij rreth LDK-së dhe rolit të saj historik nuk ka nevojë të thuhet këtu më shumë, sepse ato janë të njohura për opinionin./2LONLINE/

Shkruan: Hafiz Gagica

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.