Në Dhomën për krime të luftës të Gjykatës së lartë në Beograd vazhdon procesi gjyqësor ndaj pjesëtarëve të formacionit famëkeq paramilitar “Çakallët” (Shakalli) të akuzuar për masakrën në Qyshk të Pejës, ka njoftuar Prokuroria serbe për krime të luftës.
Në Lëndën “Qyshka”, janë përfshirë Toplica Miladinovic dhe 12 pjesëtarë të formacionit paramilitar “Çakallët”, gjykimi i të cilëve ka nisur para dy vjetësh, të cilët aktakuza i ngarkon për krime luftës ndaj popullatës civile shqiptare në fshatrat Qyshkë, Lubeniq, Pavlan dhe Zahaç të komunës së Pejës për shkak të vrasjes së të paktën 109 civilëve shqiptarë gjatë prillit dhe majit të vitit 1999, transmeton RTK.
Prokuroria për krime të luftë ka ngritur më 22 nëntor të këtij viti aktakuzën edhe kundër tre ish pjesëtarëve të Ushtrisë jugosllave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer lufte kundër popullatës civile në katundin Lubeniq më 1 prill të vitit 1999. Janë akuzuar pjesëtari i tashëm e xhandarmërisë serbe Vladan Krstovic i quajtur ”Xhuxha”, Lazar Pavlovic i quajtur ”Lazo” – me profesion shofer, dhe Milan Ivanovic, i quajtur ”Miqko”, tregtar, theksohet në kumtesë.
Sipas aktakuzës ata, bashkë me pjesëtarët e togut ndërhyrës të Aradhës 177 ushtarako territorial, kundër të cilëve është duke u zhvilluar shqyrtimi kryesor në lëndën “Qyshka“, 1999, i kanë varë të paktën 46 civil të nacionalitetit shqiptar, ndërsa 11 i kanë lënduar rëndë.
E kanë bërë këtë bashkë me Nenad Lekicin i cili gjendet në Suedi dhe dorëzimin e të cilit po e kërkon Serbia, me Predrag Vukovicin i cili është në arrati dhe me persona tjerë të panjohur.
Aktakuza i ngarkon edhe për depërtim me dhunë të grave, fëmijëve dhe pleqve për Shqipëri, kur i kanë djegur shtëpitë familjare dhe kanë shtënë me armë mbi kokat e tyre derisa civilët kanë ikur drejtë kufirit të Shqipërisë, thuhet në kumtesë dhe shtohet se kjo Prokurori e ka ndriçuar ngjarjen (masakrën) në Lubeniq në bazë të dëshmive të dy dëshmitarëve të mbrojtur.