DYLON

Vazhdon fushata e korrje-shirjeve në Kamenicë

Vazhdon fushata e korrje-shirjeve në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Procesi i korrje-shirjeve është duke vazhduar në Komunën e Kamenicës. Ky proces ka filluar me korrjen e parcelave të mbjella me kulturën e Elbit, pastaj ka filluar edhe korrje – shirja e sipërfaqeve të mbjella me kulturën e Grurit.

Sipas të dhënave nga kombajnerët dhe fermerët deri më tani janë korrur rreth 675 ha. me Grurë (apo 45 %), kurse me Elb është korrur e tërë sipërfaqja që ka qenë e planifikuar për tu realizuar për këtë vit, me 80 ha.

EkoHigjiena

Sipas komisionit për përcjelljen e procesit të korrje-shirjeve rendimenti i kulturave, këtë vit është pak më i ulët krahasuar me vitin e kaluar, pasi që këtë vit që nga fillimi i muajit Qershor nuk ka pasur të reshura të mjaftueshme të shiut.

Pas informatave nga tereni, dhe varësisht nga parcelat e fermerëve, për fillimin e korrje – shirjeve, rendimentet sillen rreth 3,500 -4,000 kg./ha. për Grurin , kurse te Elbi është 3,200 kg./ha. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.