DYLON

Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve të Medvegjës,Bujanocit e Preshevës

Avatar photo Redaksia

Refik HASANI

(2L ONLINE) – Me rastin e 10 dhjetorit, dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut do të ishte mirë që të vizitohen këto tri komuna Medvegja, Bujanoci e Presheva nga instance dhe mekanizma Evropian dhe ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut si të drejta të garantuara me një sërë aktesh e normash ndërkombëtare . Në këto komuna kemi shkelje drastike-diskriminim klasik të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive si që është ky rajon me specifika që e dallojnë nga Republika e Serbisë pasi ka mbajtur edhe Referendumin më një dhe dy mars të vitit 1992 .

EkoHigjiena

Pas vizitës në Republikën e Kosovës znj.Ulrike Lunaqek ,nënkryetarja e Parlamentit Evropian të vazhdoj duke vizituar e monitoruar vendbanimet dhe lokalitetet të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës që të bindet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive dhe të shohë nga afër diskriminimin në të gjitha fushat dhe sferat e jetës .Është për ta përshëndetur këtë vizitë në Kosovë po ashtu po aq është nevoja e madhe që Parlamenti i Evropës të ketë informata nga dora e parë në teren në këtë Krahinë .Këtij Rajoni i duhet monitorim dhe mbikëqyrje e përhershme të monitorimit Evropian dhe Ndërkombëtar. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.