DYLON

Vazhdon bartja graduale e përgjegjësive nga MSH te Odat e profesionistëve shëndetësor

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të profesionistëve shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Dafina Ibrahimi-Kaçuri nënshkruan edhe 16 licenca të fizioterapeutëve, në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim.

Nënshkrimi i licencave krahas Ministrit dhe Kryetarit të Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Fizioterapeutëve dëshmon për vendosmërinë e MSH-së në implementimin e Ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor dhe reformës në shëndetësi, pjesë e së cilës është edhe bartja e kompetencave graduale nga MSh-ja te Odat e profesionistëve të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të përkrah në forma të ndryshme Odat deri në pavarësimin e tyre të plotë, që synohet të arrihet deri në janar të vitit 2017.

EkoHigjiena

Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe Odave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.