DYLON

Vazhdon aksioni për verifikimin e peshës së bukës dhe peshoreve, kërkesa të shumta nga furrtarët për verifikim

Vazhdon aksioni për verifikimin e peshës së bukës dhe peshoreve, kërkesa të shumta nga furrtarët për verifikim
Avatar photo Redaksia

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkërendim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po vazhdojnë aksionin e inspektimeve te operatorët ekonomikë, që merren me prodhimin dhe shitjen e bukës në territorin e Republikës së Kosovës.

Inspektimet, që kanë filluar më 25 gusht 2026, kanë për qëllim mbikëqyrjen e peshës së bukës, si dhe verifikimin e afatit të vlefshmërisë së peshoreve të përdorura në furrat që operojnë në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimet.

EkoHigjiena

Aksionet e përbashkëta të AMK-së dhe IQMT-së janë zhvilluar fillimisht në rajonin e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, ndërsa aktivitetet e inspektimit kanë vazhduar edhe më 1 dhe 3 shtator 2026.

Si rezultat i interesimit të shtuar të operatorëve ekonomikë, AMK ka pranuar 60 kërkesa nga furrtarët për verifikimin e peshoreve gjatë ditëve të fundit.

Inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u shtrirë edhe në komuna të tjera të territorit të Republikës së Kosovës.

AMK dhe IQMT u bëjnë thirrje të gjithë furrtarëve në Republikën e Kosovës që të kujdesen për verifikimin me kohë të peshoreve, të sigurojnë matjen e saktë të produkteve dhe të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore, me qëllim të garantimit të mbrojtjes së konsumatorëve dhe funksionimit të drejtë të tregut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.