DYLON

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Komunën e Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, Drejtoria e Inspekcionit në Viti po vazhdon punën në terren dhe në kuadër të kësaj, dje në Pozheran është liruar edhe hapësira para xhamisë së fshatit në Pozheran.

Drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, ka thënë se aksioni për lirimin e hapësirave publike, po realizohet me sukses dhe ka hasur në mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

EkoHigjiena

“Ne kemi dërguar vendimet pronarëve të lokaleve që ushtrojnë veprimtaritë në hapësirat publike dhe ata po i përgjigjen pozitivisht vendimit tonë. Dje është bërë lirimin i hapësirës para xhamisë së fshatit në Pozheran, nga pronari Xhelal Zukat ë cilin e falënderojmë për bashkëpunim, pasi që me të marr vendimin nga ana jonë, ai e ka larguar nga aty barakën”, ka thënë Ahmeti.

Për këtë, ai tha se është falënderuar edhe këshilli i Xhamisë, ndërkohë që do të vazhdohet me aksionin edhe në ditët në vijim. Sipas Ahmetit, aksioni do të ndërmerret edhe në Kabash të mërkurën e ardhshme, për lirim të hapësirës para Kishës së këtij fshati, që do të thotë se po zbatohet me përpikëri ligji për lirimin e hapësirave edhe para objekteve të kultit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.