DYLON

Vazhdon aksioni i pastrimit në disa fshatra të Komunës së Vitisë

Vazhdon aksioni i pastrimit në disa fshatra të Komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

Me moton “Pastro dhe Ruaj”,  gjatë këtyre ditëve të fundit janë bërë aktivitete të pastrimit në fshatrat Binqë, Ballancë, Zhiti, Tërpezë, Sadovinë e Muhaxherëve dhe Sllatinë e Epërme.

Sipas të dhënave të dërguar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në aktivitetet e pastrimit që nga data: 14-17 Prill kanë marrë pjesë gjithsej mbi 250 qytetarë vullnetar kurse aksioneve të pastrimit ju janë bashkangjitur edhe zyrtarë komunal si dhe përfaqësues të LMT-së së KFOR-it në Viti.

Bëhet me dije se në këto lokalitete janë grumbulluar mbi 220 thasë mbeturina.

EkoHigjiena