Vazhdojnë takimet nëpër biznese lokale
Vazhdojnë takimet nëpër biznese lokale
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Sot, bashkë me kandidaten tonë për Asamble, Krenare Latifi Kqiku, vizituam kompaninë TEKOM, ku na priti drejtori Driton Kryeziu.
Një kompani me traditë që nga viti 1995, me rreth 20 të punësuar dhe me eksport në tregjet e rajonit.
TEKOM është shembull i korrektësisë, i trajtimit të mirë të punëtorëve dhe i vazhdimësisë së suksesshme të biznesit nga një gjeneratë në tjetrën.
Bizneset si këto na gëzojnë dhe e bëjnë Gjilanin qytet zhvillimi, pune dhe dinjiteti.
***
Takimet me bizneset lokale i vazhduam te Kosovare Dauti, pronare e një salloni të bukurisë në qytetin tonë.
Bashkë me deputeten Arbëresha Kryeziu Hyseni dhe kandidatet për Asamble Krenare Latifi Kqiku e Leonora Morina Bunjaku, pamë nga afër punën e madhe dhe përkushtimin që Kosovarja tregon çdo ditë.
Për më shumë se tre vite, ajo udhëheq me sukses një sallon të bukurisë, ku ka të punësuara disa gra e vajza, duke ofruar shërbime cilësore për një numër të madh klientësh gjatë gjithë kohës.
***
Minna Fashion – një tjetër histori suksesi nga gratë e qytetit tonë.
Sot vizituam zonjën Vjollca, e cila me shumë përkushtim drejton biznesin e saj Minna Fashion në Gjilan.
Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidaten për Asamble Albulenë Hajdari, pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë qendër krijimtarie e punësimi.
Mina Fashion punëson mbi 100 gra, duke u ofruar kushte të mira pune dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm. Me pasion e profesionalizëm, Vjollca ka arritur ta bëjë markën e saj të njohur përtej kufijve, me fustanet që tashmë janë prezente në shumë vende të botës – deri në ShBA.