DYLON

Vazhdojnë takimet informuese lidhur me rindërtimin e kadastrit, takimi  i radhës u mbajt në Miresh

Vazhdojnë takimet informuese lidhur me rindërtimin e kadastrit, takimi  i radhës u mbajt në Miresh
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar takimet informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit.

Takimi informues është mbajtur të hënën mbrëma në SHFMU “Nazim Hikmet”, me banorët e fshatit Miresh (Dobërçan), i cili është përfshirë në këtë projekt,

EkoHigjiena

Banorët e këtij fshati janë informuar për rëndësinë e këtij procesi për  Rindërtimin e Zonave Kadastrale, i cili synon përditësimin e të dhënave pronësore dhe rritjen e sigurisë juridike për pronën.

Drejtoresha e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti. tha se Mireshi me interesim të madh tregoi rëndësinë për Rindërtimin Kadastral.

“Pjesëmarrja e madhe bëri që takimi të zhvendoset në ambientin e jashtëm të shkollës, që askush mos të mbetet pa u informuar. Faleminderit të gjithë banorëve për angazhimin dhe kontributin”, tha drejtoresha Rashiti.

Takimi informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit,  vazhdon sot, e marte, më 7 prill 2026, në orën 17:00, në SHFMU “Ibrahim Uruqi”, në fshatin Bresalc.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.