DYLON

Vazhdojnë takimet ditore të Alban Hysenit, me vajzat dhe gratë e “lagjes Tetë” dhe në biznese

Vazhdojnë takimet ditore të Alban Hysenit, me vajzat dhe gratë e “lagjes Tetë” dhe në biznese
Avatar photo Redaksia

Kreu aktual i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni (Vetëvendosje), i cili kërkon edhe një mandat pasi do të jetë në garën e balotazhit të 9 – Nëntorit, ka vazhduar sot aktivitetet ditore.

***

EkoHigjiena

Bashkë me deputetet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, si dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, u takuam me vajzat dhe gratë e lagjes Tetë. Një bashkëbisedim i ngrohtë për punët që janë bërë, për përkushtimin e secilës prej tyre dhe për fitoren që po e afrojmë bashkë. Energjia dhe besimi i tyre janë forca që na shtyn përpara, për Gjilanin tonë, për fitoren e madhe të 9 nëntorit.

***

Me gratë dhe vajzat e Gjilanit biseduam për përkrahjen që ato gjithmonë i japin qeverisjes tonë të mirë dhe zhvillimit të qytetit. Këtë takim e organizoi kandidatja jonë për Asamble, Albulenë Hajdari, si shenjë falënderimi për përkrahjen e fuqishme që vazhdimisht kanë treguar. Bashkë me neve ishte edhe deputetja Arijeta Rexhepi, ku u pajtuam që të vazhdojmë me punë të mira për Gjilanin tonë.

***

Gjatë vizitave te bizneset e qytetit tonë, u ndalëm te “Omeri Glass”, ku na priti Flamur Sejdiu. Ai me babanë tash e 43 vjet punojnë me përkushtim e profesionalizëm në prodhimin e gilinderave, dush-kabinave, mbulojave dhe shumë produkteve të tjera cilësore. Puna e tij është shembull se si përvoja dhe pasioni krijojnë traditë që i japin vlerë ekonomisë lokale të Gjilanit.

***

Dardani është shembull i një të riu të përkushtuar e profesionist. Ai vazhdon traditën familjare mbi 30-vjeçare në instalime elektrike dhe të ujit, ndërsa prej moshës 25-vjeçare ka marrë vetë përgjegjësinë për punët në terren. Pata kënaqësinë ta takoj dhe të bisedoj me të për përvojat, sfidat dhe përkushtimin e tij në punë. Të rinjtë si Dardani janë frymëzim për Gjilanin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.