DYLON

Vazhdojnë ta kërkojnë dorëheqjen e rektorit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës (PSUP) si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve, në mbledhjen e sotme të Senatit të UP-së, ka kërkuar dorëheqjen e Rektorit të sapozgjedhur të UP-së, prof.dr.Ramadan Zejnullahu.

Irfan Veseli. Kryetar i PSUP-së, thotë se Parlamenti i Studentëve përmes përfaqësuesve senatorë, ri-kujtoi rektorit të sapozgjedhur, për shkeljet që janë bërë me rastin e zgjedhjes së tij. Gjithashtu kërkuan nga senatori më i vjetër në Senat që të drejtojë mbledhjen, në mënyrë që të procedohet tutje konkursi për pranimin e studentëve të rinj në afatin e dytë.

EkoHigjiena

“Përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve në Senat, në momentin që kjo gjë nuk ndodhi, lëshuan mbledhjen e këtij organi.

Parlamenti i Studentëve kërkon nga rektori i sapozgjedhur që të reflektojë sa më parë, në mënyrë që të mos e fusë UP-në në një krizë tjetër. Në të kundërtën nga java tjetër do të organizohen protesta masive, deri në dorëheqjen apo shkarkimin e tij”, thotë Veseli. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.