Vazhdojnë rezultatet zhgënjyese të KF Drita
(2L ONLINE) – Vazhdojnë rezultatet zhgënjyese të skuadrës së Dritës deri sa këtë fundjavë është mposhtur në shtëpi nga Feronikeli me shifrat 1:3. Drita dhe Feronikeli ishin të uritura për fitore deri sa triumfi në këtë përballje do të shërbente për ngritjen e moralit të cilësdo prej skuadrave. Fatlum për ti marrë kokrrat e plotë të kësaj ndeshje ishin mysafirët nga Drenasi që falë tre golave të realizuan marrin edhe tri pikët e merituara.
Zhgënjejnë sërish bardh e kaltërit që nuk duken në disponim për të dhënë sqarime lidhur me formën e dobët të skuadrës dhe në ditët në vijim priten të ndodhin shumë ndryshime brenda kampit gjilanas në mënyrë që të evitohet rënia nga elita.
Rastet dhe golat e pjesës së parë
Të vetëdijshëm për gjendjen në tabelë futbollistët vendas të Dritës iu vërsulen portës mike të Feronikelit për ta gjetur sa më shpejtë golin e epërsisë. Një mundësi ideale për ta bërë një gjë të tillë e pati Elmedin Murati në minutën e 15-të, por sulmuesi ishte i pafat pasi tërthorzja ia mohoi golin.
Por, në mundësinë e dytë të ofruar Murati nuk fal deri sa përballë Kadriollit gjuan me mjaft qetësi deri sa e vendos topin në rrjetë për epërsinë e shumëkërkuar të vendasve.
Gëzim i papërshkrueshëm në kampin e Dritës që shpejt do të shuhej nga një ish lojtar i tyre. Ishte Bujar Shabani ai që realizon me kokë pas ndërprerjes dhe krejt kjo falë një reagimi të ngathët të gardianit Huruglica.
Epërsinë e vendasve mundohet ta rikthejë Alban Tusuni në fundin e pjesë së parë, por gjuajtjen e alo mbrojtësit e ndal me mjaft sukses Kadriolli që i dërgon skuadrat në pushim me rezultatin e balancuar.
Kapitullimi i vendasve
Pjesa e dytë e lojës foli gjithçka për miqtë nga Drenasi që treguan dhëmbët qysh në dalje nga tuneli. Një pasim i bukur i Maliqit nga gjysma e fushës përfundon në këmbët e Përparim Livorekës që dështon ta parabolojë gardianin Huruglica.
Roja e portës gjilanas blindoi golin edhe në minutën e 60-të, teksa vetë Maliqi tenton të befasojë nga distanca por topi devijohet në fundore.
Rastin më të mirë për Dritën që të kalonte sërish në epërsi e pati Genc Sermaxhaj deri sa gjuajti me mjeshtri nga 30 metra por traversa ia mohoi golin e sigurt pasi Kadriolli veç se ishte i mposhtur.
Por, vendasit nuk do të mbeteshin pa u dënuar. Shërbimin e Emin Hazirit brenda zonës e konverton në gol Elshani që vulos topin në rrjetën e Huruglicës për ndryshim shifrash, 1:2.
Nuk përfundon me kaç deri sa vendasit detyrohen të kapitullojnë sërish. Është radha e Behar Maliqit që nga një gjuajtje e lirë prej më tepër se 35 metra e detyron Huruglicën të ngre flamurin e bardhë deri sa e nxjerrë topin sërish nga rrjeta.
Vendasit nuk gjejnë më forcë për të ecur para deri sa bëjnë një hap prapa në luftën për mbijetesë pasi tani rrezikohen seriozisht deri sa ngujohen në pozitën e 10-të.
Për mysafirët tri pikë ishin mjaft të mirëseardhura teksa e rigjejnë formën më të mirë.
“Erdhi në shprehje përvoja jonë duke mos gabuar në pjesën e dytë. Fitoren e kemi merituar mirëpo ndoshta rezultati nuk ishte real duke përgëzuar edhe Dritën pasi është mëkat të jetë në këtë pozitë, i uroj suksese në vazhdim të kampionatit’’ tha pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu.
Drita – Ferronikeli 1:3
Stadiumi i Qytetit në Gjilan
Shikues: 300
Gjyqatarë: Nazmi Raci, Safet Berisha, Visar Kelmendi, Idriz Kelmeni
KV: Berisha – Shabani
Shënues: Murati 34’ – Shabani 39’, Elshani 70’, Maliqi 74’
Drita: Huruglica, Baxhuku, Haliti, Syla (Kelmendi), Tusuni, Berisha, Ajdari (Rexhepi), Limani, Gashi, Sermaxhaj, Murati (Kastrati)
Ferronikeli: Kadriolli, Doshlaku, Sahiti, Gërbeshi, Lladrovci, Fetahu (Eminhaziri), Berisha, Shabani, Elshani, Maliqi, Livoreka (Shala)
Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/
