DYLON

Vazhdojnë reagimet kundër datave të afateve për master!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Edhe studentët e UP-Dega në Gjilan janë shprehur të pakënaqur me vendimet “arbitrare” të Rektoratit lidhur me afatin e aplikimit në master dhe kundërshtojnë këtë vendim, sipas tyre. të paplanifikuar, tendencioz, dhe tepër të dëmshëm për një numër të konsiderueshëm të studentëve.

Ja reagimi i plotë:

EkoHigjiena

“Të pakënaqur me vendimet “arbitrare” të Rektoratit lidhur me afatin e aplikimit në master, ne studentët e qendrës në Gjilan, dega e UP, nëpërmjet kësajë komunikate për media kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim të paplanifikuar, tendencioz, dhe tepër të dëmshëm për një numër të konsiderueshëm të studentëve.

Periudha për aplikim në master, prej datës 11.09 deri më 18.09, është një dënim për studentët, dënim i cili atyre u kushton më një vit humbje të studimeve, për shkak të pamundësisë teknike për të kryer provimet në afatin e rregullt të shtatorit dhe të ndjekin të gjitha procedurat e diplomimit deri në datën e aplikimit. Ky vendim për aplikim në master, nuk e respekton afatin e rregullt të provimeve të shtatorit, duke u pamundësuar studentëve të drejtat e tyre të cilat u takojnë me ligj. Më saktë, afati i provimeve të shtatorit si afat i rregullt kësisoj po degradohet tërësisht.

Ne studentët e UP-së qendra në Gjilan, kemi vetëm një kërkesë : të mos na shkilen të drejtat tona. Nëpërmjet kësajë komunikate i bëjmë thirrje Rektoratit të mos na diskriminoj dhe ta ndryshoj këtë afat rrënjësisht.

Njëherit u bëjmë apel Parlamentit studentor dhe organizatave studentore, të bëjnë punën e tyre dhe të mbrojnë drejtat tona si studentë duke mos lëshuar pe ndaj një vendimi të tillë. /2L ONLINE/

/Në emër të studentëve të pakënaqur të UP-dega në Gjilan : Flokart Aliu, Blerina Haziri, Kushtrim Rashiti/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.