DYLON

Vazhdojnë protestat në Shqipëri, tentojnë ndërprerjen e seancës plenare

Vazhdojnë protestat në Shqipëri, tentojnë ndërprerjen e seancës plenare
Avatar photo Elife Sherifi

Opozita në Shqipëri vazhdon me skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit. Ish-deputeti dhe kryetari i PD në Fier, Luan Baçi tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një parlament i rregullt.

Edhe pse nuk ka një plan të shtuar masash nga policia, pranë Parlamentit ka prezencë të forcave të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon dhe rrethuar perimetrin e sigurisë për të lejuar hyrjen e deputetëve në parlament.

Ndërkohë qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.

EkoHigjiena

Po ashtu policia ka pasur një mobilizim edhe para kryeministrisë, ku ka vendosur rrjeta teli, për ti paraprirë një skenari të mundshëm nga ana e policies.

Ka një kohë që opozita dhe mijëra protestues në Shqipëri kërkojnë largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.