DYLON

Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë

Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Komisionin Ad Hoc të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), po vazhdon çdo ditë të javës aksionin për verifikimin e njehsorëve elektrikë, duke iu përgjigjur secilës ankesë të paraqitur nga ana e konsumatorëve.

Në kuadër të aksionit të sotëm (e mërkure, 06.05.2026), janë realizuar gjithsej 9 inspektime në komunat: Gjilan dhe Mitrovicë.

EkoHigjiena

Nga këto kontrolle, 3 raste janë vendosur në procedurë të verifikimit në laboratorin e AMK-së, kurse për njehsorët tjerë te tërhequr nga KEDS-i, do të kërkohet sjellja e tyre në laborator për verifikim.

Në bazë të rezultateve, devijimet në orë dhe datë do të përcillen në KESCO për kompensimin e konsumatorëve, kurse për çdo njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë, IQMT-ja do të vazhdojë shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it, thuhet në njoftimin e MINTI-t.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.