DYLON

Vazhdojnë arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Sot, rreth orës 08:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VEetëvendosjes, Lirim Gashi, për, siç i kanë thënë, një akuzë në lidhje me aksionet tona kundër produkteve të Serbisë. Ndërkohë, po sot, Policia e Kosovës i ka kërkuar për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë të Lëvizjes, për të njëjtat aksione.

Qeveria e Kosovës po duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës gjë kjo e cila flet pikërisht për brishtësinë e qeverisë. Një qeveri që përdor pareshtur policinë, për të shtypur zërat që e kundërshtojnë, është qeveri që ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur me vendin dhe krejt çka i ka mbetur është forca policore. Prej themelimit të kësaj qeverie, përgjigjja që vazhdimisht i është dhënë kërkesave dhe nevojave të drejta të qytetarëve, ka qenë dhuna policore.

EkoHigjiena

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar me ngulm lirimin e menjëhershëm të aktivistit Lirim Gashi, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes që po i bëhet aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.