Vazhdojnë aktivitetet e shtuara policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë orëve të natës
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren, me fokus parandalimin dhe identifikimin e rasteve të shkaktimit të zhurmës gjatë natës.
Gjatë kontrolleve të realizuara zyrtarët policor ka evidentuar raste të mosrespektimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, duke shqetësuar banorët gjatë orëve të natës ku vetëm gjatë dy ditëve të fundit, njësitet policore kanë shqiptuar pesë (5) gjoba për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në ditët në vijim, përmes patrullimeve, kontrolleve të vazhdueshme dhe reagimeve ndaj çdo ankese të qytetarëve, duke ndërmarrë masa ligjore ndaj secilit person fizik apo subjekt afarist që cenon qetësinë publike. /2LONLINE/
