DYLON

Vazhdojnë aktivitetet e “Flakës së Janarit”- Sot (e enjte) shënohet 45-vjetori i daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti”

Vazhdojnë aktivitetet e “Flakës së Janarit”- Sot (e enjte) shënohet 45-vjetori i daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti”
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.

Sot (e enjte) shënohet 45-vjetori i daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti”, në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan në orën 12:00, ku do të ndahen pllakatet-mirënjohjet për të gjitha ata që kontribuan gjatë rrugëtimit 45 vjeçar të revistës.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdojnë aktivitete në kuadër të manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë.

“Na u bashkoni në këtë organizim për tri javë, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.