• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Policia

Vazhdojnë aktivitetet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan në parandalim të aksidenteve dhe masat kundër pandemisë

Redaksia 2LONLINE 13 Janar, 2022 4 min
 Vazhdojnë aktivitetet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan në parandalim të aksidenteve dhe masat kundër pandemisë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor si dhe nga Njësitët e Stacioneve Policore në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Gjilanit.

Patrullat e policisë, nëpër lokacione të ndryshme, identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtësve, sipas ligjit të komunikacionit rrugor në fuqi.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale, përfshire këtu edhe shtatë stacionet policore, nga data 01 deri 11 Janar 2022, kanë shqiptuar kundërvajtje të ndryshme.

Lloji i kundërvajtjeve për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë të bëjnë me: mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, kalimi i afatit të regjistrimit mospërdorim i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mungesë e posedimit të pajisjeve dimërore si dhe kundërvajtje tjera të ndryshme bazuar në ligjin e trafikut rrugor. Për këto kundërvajtje gjatë kësaj periudhe kohore në total janë shqiptuar 1552 gjoba.

Policia e Kosovës krahas kontrolleve në komunikacionin rrugor vazhdon edhe me aktivitete të përbashkëta me inspektorët kompetent për zbatimin e Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga data 01 deri 11 Janar 2022, në Drejtorinë Rajonale, Gjilan janë shqiptuar 815 gjoba ndaj personave fizik dhe juridik të cilët nuk kanë zbatuar këto masa.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor dhe zmatimin e masave kundër Covid-19 edhe në ditët në vijim.

Apelojmë të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe masat kundër Covid-19.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Gjilan po ashtu ftonë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke njoftuar menjëherë policinë për rastet kriminale dhe kundërvajtëse, stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 03850807095.

Të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE/

Etiketa:aksidenteve aktuale Drejtorisë Rajonale Gjilan pandemisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com