Ars Clubi “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, i mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, në kuadër të projektit të përgjithshëm ( përfshirë dhe këtë letrar) për shënimin e Vitit 2017 si “VITI I IDRIZ SEFERIT” dhe ate në 170 vjetorin e lindjes e në 90 vjetorin, e vdekjes, shpallë konkurs letrar për poezi, tregim dhe ese, me motivacion figurën e këtij kryetrimi shqiptar nga Karadaku si dhe periudhën e luftërave për liri e pavarësi, gjatë viteve 1908 – 1912, të cilat rezultuan me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912-të.
Për poezi
(deri në 50 vargje)
Çmimi i parë.……………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
Për tregim
(deri në tetë faqe me rreshta të rrallë)
Çmimi i parë….…………………………… 300 euro
Çmimi i dytë………………………………. 250 euro
Çmimi i tretë………………………………..200 euro
Për ese
Çmimi i parë….…………………………… 300 euro
Çmimi i dytë………………………………. 250 euro
Çmimi i tretë……………………………….200 euro
Krijimet e pabotuara dhe të papubklikuara, me këtë motivacion, dërgohen me shifër, në tri kopje dhe, VETËM ME POSTË, në këtë adresë: , Ndërtesa e Muzeut Rajonal në Gjilan, Rr. “Adem Jashari Nr. 28, me dedikimin: Për konkurs letrar.
Afati i dërgimit të punimeve, për të gjithë krijuesit, pa dallim moshe e gjinie si dhe nga mbarë hapësira shqiptare dhe të tjerët nëpër botë, është deri më 15 tetor 2017, ora 24:00.
Krijimet pas kësaj date dhe ato që janë jashtë kritereve të konkursit, nuk merren në për vlerësim.
Publikimi i rezultateve, nga një Juri profesionale do të shpallen më 1 nëntor 2017 .
Krijimet e shpërblyera dhe ato që do të veçohen për botim, do të publikohen në një numër ekskluziv të revistës letrare – kulturore AGMIA, nën singlën: VITI I IDRIZ SEFERIT.