DYLON

Vazhdo lufto Michael!

Avatar photo Redaksia

Rekordmeni i Formula 1, Michael Schumacher ende vazhdon të jetë në gjendje kome, por tifozët dhe miqtë e tij vazhdojnë të japin mbështetje për shërimin e tij. Së fundmi sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski në finalet e Kupës së Anglisë veshi një palë këpucë ku shkruhej: “Vazhdo lufto Michael”.

Gjithashtu dhe futbollistët e tjerë të Arsenalit kishin veshur bluza ku shkruheshin dëshira për përmirësimin e shëndetit të gjermanit. Ndërkohë, doktorët që po kujdesen për shtatë herë kampionin e Formula 1, thonë se shërimi i tij është ende i mundur, por kjo do të kërkojë shumë kohë.

EkoHigjiena

Nëse Schumacher tregon shenja progresi mund të shërohet plotësisht, por nëse jo ka mundësi që ai të mos jetë plotësisht i vetëdijshëm kur të zgjohet. Schumacher ndodhur në koma prej katër muajsh pas aksidentit tragjik në alpet e Francës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.