DYLON

“Vatra” ‘uron për 28 nëntorin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, shprehim urimet e më të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë në këtë ditë.

Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, thuhet në urimin e Lëvizjes Vatra nga Gjilani.

EkoHigjiena

Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve.

Në këtë 102 vjetor, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre.

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se gjendja e shqiptarëve është më e mirë si për ata në Shqipëri, Kosovë, por është bërë progres edhe për shqiptarët në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi.

Me fat Dita e Flamurit!, thuhet në urimin e Lëvizjes Vatra. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.