DYLON

Vatra, së shpejti me një dokument faktik për çdo shqiptarë që Serbia e ka dëbuar me dhunë për në Kosovë

Vatra, së shpejti me një dokument faktik për çdo shqiptarë që Serbia e ka dëbuar me dhunë për në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Qytetare “Vatra” ka filluar të përgatit një raport për qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të cilët u vendosën në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Kushtrim Kadriu, kreu i kësaj Lëvizjeje ka thënë se mbi 12 mijë dosje personale të cilat janë krijuar nga aktivistët e Lëvizjes “Vatra” do të botohen në një monografi, e në gjuhën shqipe dhe atë angleze, me ç‘ rast do të krijohet një dokument faktik i cili do të flas për çdo shqiptarë të dëbuar me dhunë për në Kosovë nga forcat serbe, transmeton 2LONLINE.com.

“Ne postojmë dosje të detajizuara me të dhëna personale, kohën e dëbimit, gjendjen, ekonominë dhe statistikat e punësimit. Ky raport ka filluar të përpunohet nga viti 2005, nga atëherë shoqata “Vatra” e që deri tani ende nuk e ka pa dritën e botimit. Pas një angazhimi të madh nga aktivistët tanë kjo dosje shumë shpejtë do të dalë në botim e do të dërgohet në shumë institucione ndërkombëtare, ku do të pasqyrohet diskrimini i shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka thënë kryetari i Vatrës, Kushtrim Kadriu.

EkoHigjiena

Ai shtoi se do të njoftohet opinioni ndërkombëtar mbi gjendjen e rëndë këtyre shqiptarëve andej e këndej kufirit.

Sipas kadriut, pjesa e dytë e këtij raporti do të jetë shpërfaqja e diskriminim të këtyre qytetarëve në Kosovë, mospajisja e tyre me dokumente identifikimi, fyerjet e shumta në drejtim të tyre, kërcënime me jetë e urrejtja e madhe vetëm pse kanë prejardhje nga Kosova Lindore.

“Lusim të gjithë ata qytetarë që kanë ndonjë dëshmi mbi diskriminimin e tyre të njoftojnë zyrën për informim të LQV-së me kontakt 044625611”, ka thënë Kadriu. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.