Vatra: Refugjatët nga Kosova lindore tash e 16 vite të harruar
/2L ONLINE/ – Drejtues të Lëvizjes Qytetare “Vatra”, rikujtuan se në qershori të vitit 1999 para 16 viteve, për banorët e Malësisë së Bujanocit, fshatrat kufitare të Komunës së Preshevës, të njohur si Malësia e Karadakut dhe ato të Komunës së Medvegjës do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historinë e asaj ane.
Gentian Shabani Kryetare e “Vatrës” ka kujtuar se në këtë ditë, nga këto vendbanime, banorët shqiptarë u dëbuan, u zhvendosën dhe u shpërngulën duke i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna…
Sipas sja, kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në fund të qershorit të 1999. Pra që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 25 qershori i 1999 nga tri Komunat u zhvendosën 10.783 banorë shqiptarë që u strehuan, apo u vendosën në Komunën e Gjilanit, kurse pjesa tjetër është vendosur si ka ditur të gjinden ne këso situate si në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë etj.
“Ne Lëvizja “Vatra” kërkojmë nga faktori politik ndërkombëtare dhe ai vendore qe te bëjnë ndonjë hap për kthimin e banoreve te dëbuar ne shtëpitë e tyre. Ne kërkojmë qe te investohet vetëm 10% te mjeteve sa investohen për kthimin e serbeve ne Kosove, e ne do te ishim te lumtur dhe te kënaqur”, ka thënë Gentian Shabani Kryetare e “Vatrës”
Sipas saj, dihet botërisht se qeveria e Serbisë investon mbi 200 milion euro ne vit për kthimin e serbeve në Kosovë, po sikur të mos mjaftonte kjo edhe qeveria e Kosovës e faktori ndërkombëtare ndajnë miliona për ketë gjë. “Për kthimin e shqiptareve në Kosovën Lindore gjerë tani nuk u investua as edhe një qindarke nga askush dhe nuk u mor askush me këtë popullatë bile Republika e Kosovës as nuk i njohu statusin e refugjatit kësaj popullate”, ka thënë kryetarja e “Vatrës”.
Gentiana Shabani tha tutje se në “Vatër”, shpresojmë që me kohë faktori ndërkombëtarë dhe ai shqiptarë në përgjithësi, të kuptoj se Bujanoci, Presheva dhe Medvegja janë pjesë të Kosovës dhe ata banorë të dëbuar duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. /2L ONLINE/

