(2L ONLINE) – Fërkimet mes grupeve që nuk po pajtohen mes vete rreth zhvillimeve ët fundit në kuadër të Lëvizjes Vatra, veç se kanë filluar të intensifikohen. Deklaratat e anëtarit të kryesisë së Vatrës, Fatmir Arifit që është njëra palë, nuk u kanë pëlqyer palës tjetër në krye me Sejdulla Kadriun. Lidhur me ato deklarata (shih në shkrimin: Lëvizjes “Vatra” i hyri fitili!), e kanë shtyrë të reagon Sejdulla Kadriu, reagimin e të cilit po e japim të plotë mposhtë”
*
Nëntë vite të “Vatrës” dhe besojë shumë se demokraci më të madhe se ka pasur aty nuk ka mund të ketë asnjë subjekt politik në këtë kohë. Asnjëherë, e bash asnjëherë nuk e kemi shkelë po e kemi avancuar duke e diskriminuar shumicën vetëm e vetëm që pakica të jetë dy herë e kënaqur me idetë e qëndrimet që i ka dhënë në “Vatër” Kështu ka qenë deri sa nuk ka ardhur Fatmir Arifi.
Po ai që flet e thirret në demokraci më së paku e ka respektuar. Ndër të tjera është shkelja e rregullores për mbajtjen e Kuvendit që tashmë është anuluar, ngase nuk njihet nga KQZ e as nuk mund të certifikohemi si subjekt në këto zgjedhje. Pra i ka anashkelur rregulloren duke sjellë delegatë në Kuvend duke sjellë njerëz nga Shqipëria e me letërnjoftime të Serbisë. Shkelë edhe statutin që vet e ka shkruar e i cili është aprovuar në Kryesinë e “Vatrës”, duke mos i lejuar që të marrin pjesë në kryesi, kryetaren e Forumit të Gruas dhe kryetarin e Forumit Rinor. Për më shumë ai përdor edhe fjalor që nuk i ka hije një intelektuali siç thotë ai që është.
Përveç që e ka shkel çdo rregull që është aprovuar në Kryesi ai (Fatmir Arifi) ka instaluar edhe gënjeshtrën. Njëra e tillë, është edhe kur raporton në kryesi se, ka bërë kërkesë me shkrim në KQZ për të ardhur përfaqësuesit e KQZ-së në Kuvend, Thotë se e kam dorëzuar dhe se ata më kanë thënë, mirë që e ke bërë kërkesën, mirë që ke lajmëruar mbajtjen e Kuvendit, dhe se ai do të jetë tani legjitim erdhëm ne apo nuk erdhën në mbledhjen e Kuvendit. Nëse kemi kohë do të vijmë, por më shumë nuk do të vijmë, po kjo nuk është me rëndësi”. Sido që të jetë, ju Kuvendin mbajeni pa problem dhe krejt është në rregull.
Gënjeshtrën tjetër e thotë edhe kur thotë se, nga procesi zgjedhor në Kuvend, Sejdulla Kadriu nuk paska arritur të marr vota, Si duket shpejt paska harruar se Sejdulla Kadriu nga ai kuvend që tash është shpallur jo legjitim ka marrë më së shumti vota. Ekziston lista e numrit të votave. Tjetër gënjeshtër e tij është se kinse Taulant Kadriu dhe Korab Kadriu (djemtë e Sejdulla Kadriut), dhe Durim Kadriu (djali i Njazi Kadriut) nuk kanë arritur të marrin votat.. Nuk e di ku i paska pa ato emra ai, në cilën listë, se ata iu kanë nënshtruar votimit. Jo Fatmir Arifi këta tre nuk kanë qenë delegatë e dhe nuk kanë pasur mundësi t’i hynë procesit zgjedhor.
Ndërsa sa i përket mbajtjes së mbledhjes së kryesisë për të zgjedhur kryetarin dhe organet tjera, mund ta mbash e të thuash çka të duash, po nuk i ke 13 vota po 11. E kryesia i ka 23 anëtarë, që do të thotë se ti nuk ke kuorum që të zgjedhësh kryetarin dhe organet tjera të kryesisë, sipas rregullores dhe statutit. Anëtarë të kryesisë është edhe kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë së ”Vatrës”. Këtë e përcakton shumë mirë dhe në mënyrë decidive Statuti, por ti Fatmir dhe shokët e tu nuk e respektoni as statusin që vet e ke përgatitur e që është aprovuar në kryesinë e “Vatrës”.
Grupacioni juaj mund ta zgjedh kryetarin dhe kryesinë, po ajo në mungesë të kuorumit nuk është legjitime.
Veçoria jote shihet qartas se është anarkia.
Lëvizja “Vatra”
Sejdulla Kadriu