/2L ONLINE/ – Kushtrim Kadriu kreu i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan, priti në një takim disa shkrimtarë me prejardhje nga Kosova Lindore të kryesuar nga Arsim Halili – nënkryetar i klubit të shkrimtareve “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. dhe krijuesit Xhuli Spahiu, Shaban Emini e Shaip Bllaca, ku me ta u diskutua për gjendjen e librit shqip në Kosovën Lindore dhe për gjendjen e shkrimtarëve me prejardhje nga Kosova lindore që veprojnë në Republikë të Kosovës.
Gjatë këtij takimi kryetari Kadriu i ofroi përkrahje komunitetit të shkrimtareve të Kosovës Lindore. Ai ofroi përkrahjen në krijimin e urave të bashkëpunimit në mes të shkrimtarëve nga Kosova dhe atyre nga Kosova Lindore.
Arsim Halili, nënkryetar i shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. tha se mungojnë aktivitetet e tilla dhe shpreson që këto aktivitete të zgjerohen dhe të krijohen urat e miqësisë në mes të shkrimtarëve dhe të bëhen aktivitete të koordinuara ku do të përfitojë regjioni jonë në përgjithësi. /2L ONLINE/