Vatra: Nga fletvotimet e pavlefshme u dëmtuam më shumti ne

Gjilan –(2LONLINE) – Përfaqësues të Lëvizjes Vatra nga Gjilan pretendojnë se më së shumti është dëmtuar Lëvizja Vatra, nga fletëvotimet që dolën të jenë të pavlefshme e që sipas rezultateve preliminare  janë mbi 4 mijë e 700, që krahasuar me zgjedhjet e kaluara janë shumëfish më të mëdha.

Kushtrim Kadriu nga Zyra për informim e Lëvizjes Vatra, i ka thënë Portalit 2lonline se janë të befasuar me numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme, për çka është për t’u dyshuar  dhe se  dyshojnë se  përmes tyre më së tepërmi janë dëmtuar subjektet politike që nuk kanë  pasur komisionerë, ku përfshihet edhe Lëvizja Vatra.

“Vatra  shpreh dyshimin në manipulime përmes  fletëvotimeve të pavlefshme  që numri i tyre i madh është befasues, sidomos krahasuar me zgjedhjet e kaluara, dhe se për ne ekziston dyshim i bazuar se pikërisht  përmes këtyre fletëvotimeve është dëmtuar Lëvizja Vatra dhe subjektet tjera pa komisionarë”, ka thënë Kadriu për 2lonline.

AI  si shembull mori edhe ato vendvotime ku kanë votuar edhe  përfaqësuesit e Vatrës që kanë qenë vet në listat kandiduese, ndërsa nga ato vendvotime ka ardhur rezultati zero për Lëvizje Vatra, që është nonsens të mos figuroj as vota e kandidatëve të Vatrës për këshilltarë komunal për vetveten e tyre.

Përndryshe, Kadriu  pret që  në Kuvendin komunal të Gjilanit, Lëvizja Vatra të përfaqësohet me më shumë se një këshilltarë, ndërsa për çështje të koalicionit  tha se Vatra pret certifikimin e rezultatit zyrtar për t’u deklaruar pastaj për koalicione të mundshme, vetëm se tha se janë të hapur në këtë drejtim, por se strukturat e partisë do të vendosin për hapa të mëtutjeshme lidhur me këtë. /2lonline/

KOMENTE