DYLON

Vatra në mbështetje të MISIONIT TË RI dhe Zenun Pajazitit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) -Lëvizja “Vatra”, ka organizuar një pritje madhështore për deputetin Zenun Pajaziti, për ti konfirmuar atij dhe MISIONIT TË RI mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet e tetë qershorit.

Me këtë rast deputeti Zenun Pajaziti ka thënë se Gollaku përherë kanë qenë të organizuar dhe praktik. MISIONI I RI është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

EkoHigjiena

“Javë më parë kryeministri Thaçi ka hapur konkursin për projektimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Konqul, projekt që do të ndikoj në lidhjen e qëndrueshme të Luginës me Kosovën. Problemet e shtetësisë për banorët e asaj ane nuk do të përmenden më asnjëherë, sepse angazhimi i PDK-së dhe kryeministrit është në procesin e përfundimit të këtij procesi. Mbështetja juaj për MISIONIN E RI dhe për mua si kandidat në këtë formë kaq direkte është një fuqi e madhe që më jepet mua në këtë proces dhe zotohem që do të jem një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, por edhe në qeverinë Thaçi”, ka thënë Pajaziti duke shtuar se program i PDK – së është program që asnjë subjekt politik në Kosovë deri më tani nuk e ka pasur as të përafërt, ndërsa ne gjithçka që kemi premtuar edhe e kemi bërë realitet.

“Marrëveshja e PDK – së me lëvizjen Vatra është marrëveshje më shumë se një zyrë, sepse komuniteti i asaj ane do të ketë vendin e merituar në qeverisjen Thaçi për këtë mandate të ardhshëm katër vjeçar.

Ndërsa, Sejdullah Kadriu, nga lëvizja “Vatra”, ka kërkuar angazhimin e çdo banori e individi që të punohet derë më derë tek bashkëvendësit e asaj ane, në mënyrë që të mbështes MISIONIN E RI, sepse me këtë do të arrihet mbështetja për malësinë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës por edhe për zhvillimin e asaj pjese.

Ai ka thënë poashtu se interest e malësisë më së miri do të kuptohen dhe mbrohen vetëm me MISIONIN E RI, me njeriun e duhur e ai është Zenun Pajaziti, që është pritur me duartrokitje dhe enduziazëm të madh.

“Ne kemi besimin e madh që MISIONI I RI dhe Zenun Pajaziti janë ata që do ta prezantojnë në vendin e duhur, më së miri interesin e malësisë sonë. Jemi krahu juaj i fuqishëm dhe do t’u mbështesim maksimalisht ngase besimi ynë është në programin dhe zotimin tuaj”, ka thënë ndër të tjerash ai.

/e sposorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.