(2LONLINE) – Përfaqësues nga Sektori për Informim i Lëvizjes “Vatra” kanë thënë se nuk ka pasur asnjë takim deri më tani me asnjë subjekt politik në Gjilan, kur është në pyetje çështja e koalicioneve..
“Ne demantojmë të gjitha deklaratat e subjekteve politike të cilat, thonë se kanë përkrahjen e Lëvizjes “Vatra” Lëvizja “Vatra” deri më tani nuk është pozicionuar përkrah asnjë subjekti politik në kuadër të këtij procesi zgjedhor”m thuhet në një reagim të tyre.
Për më tepër, ata thonë se çdo vendim që merret në kuadër të këtij procesi, Lëvizja “Vatra”, do ta bëj në përputhshmëri me elektoratin e saj. /2lonline/