DYLON

Vatra-Lutfi Hazirit: Merru me ujin në Gjilan, lëri problemet e Brukselit

Vatra-Lutfi Hazirit: Merru me ujin në Gjilan, lëri problemet e Brukselit
Avatar photo Redaksia

Valmira Arifi-Rrustemi, sekretare e Lëvizjes Vatra i ka kërkuar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të merret me krizën e furnizimit me ujë të kësaj komune.

Ajo ka ironizuar me Hazirin duke i këshilluar t’i lë angazhimet e nivelit qendror të qeverisjes dhe të merret me krijimin e strategjive afatgjate të furnizimit me ujë.

“Duhet të ishit më të përgjegjshëm në krijimin e strategjive afatgjate për furnizim me ujë. Apelojmë të merreni me krizën e ujit, merru me problemet e Gjilanit. Lëri problemet e LDK-së, lëri problemet e Brukselit e ngrohjes globale. Kryetar merru me ujin në Gjilan”, është shprehur Arifi për arbresh.info.

EkoHigjiena

Sipas saj Komuna e Gjilani ka një kohë të gjatë që nuk është marrë në mënyrë efektive me zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm për banorët e Gjilanit.

“Nuk e merre askush seriozisht krijimin e burimeve alternative. Tani jemi para aktit të kryer dhe kemi vetëm disa task-forca të krijuara që flasin në televizione e nuk bëjnë asgjë”, thotë Arifi.

Një ditë më parë arbresh.info ka sjellur imazhe të thatësirës në liqenin e Përlepnicës. Qytetarët e Gjilanit për rreth një vjet kanë probleme të furnizimit me ujë. Sipas tyre, aktualisht nuk ekziston as ndonjë orar i furnizimit.

BURIMI: arbresh.info

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.