DYLON

“Vatra” kërkon ndihmën e shtetit amë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ambasadori i Republikës se Shqipërisë Qemajl Minxhozi priti sot përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare “Vatra” me seli në Gjilan, kryesuar nga Kryetarja Gentiana Shabani. Gjatë takimit u diskutua për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosove, ku kryetarja Shabani i dorëzoi ambasadorit një liste të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, e që jetojnë në Kosovë, me theks të veçantë problemet e pajisjes me dokumente të identifikimi, problem ky që po i preokupon qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore tash e 16 vite.

Siç njofton Zyra për Informim e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, ambasadori Mingjozi u shpreh i lumtur me zgjedhjen e Gentiana Shabani për kryetare të Lëvizjes Qytetare “Vatra” duke shprehur gatishmërinëë që problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore të ngritjen në instancat më të larta të Republikës së Shqipërisë.

EkoHigjiena

Në fund Ambasadori Mingjozi u zotua se do të angazhohet maksimalisht për gjetjen e një zgjedhje të përhershme të këtyre problemeve me të cilat po ballafaqohen qytetarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, thuhet në njoftimin e “Vatrës”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.