DYLON

“Vatra” është kundër Gjykatës Speciale

Avatar photo Redaksia

Karvanit të partive opozitare kundër Gjykatës Speciale i është bashkuar edhe Lëvizja Qytetare “Vatra”. Kryetarja e sapozgjedhur e kësaj lëvizje, Gentiana Shabani, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Shabani ka vlerësuar se me themelimin e kësaj gjykate po barazohet lufta e UÇK-së me atë gjenocidale të Serbisë.

EkoHigjiena

“Gjykata Speciale nuk duhet të votohet nga deputetët e Republikës së Kosovës për arsye se lufta gjenocidale serbe po barazohet me luftën çlirimtare të popullit të Kosovës”, ka deklaruar Shabani, e cila është shfaqur kritike edhe sa iu përket proceseve të tjera nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Sipas saj, përfaqësuesit e institucioneve nuk janë duke u angazhuar për përmirësimin e gjendjes së rëndë të qytetarëve. “Spektri politik në Kosovë nuk është duke punuar në mënyrë të frytshme për ta përmirësuar jetën e qytetarit, ngaqë gjendja ekonomiko-sociale edhe më tutje është shumë e rëndë”, është shprehur ajo.

Më tutje, Shabani ka kërkuar të fuqizohet roli i femrave në proceset vendimmarrëse në Kosovë pasi, sipas saj, pjesëmarrja e femrave në vendimmarrje nuk është në nivelin e dëshiruar. “Roli i femrës duhet më shumë të fuqizohet. Nuk kemi bërë si shtet sa duhet në këtë aspekt. Më shumë caktohen në vende jovendimarrëse sa për t’i respektuar kuotat gjinore si detyrim ligjor. Pjesëmarrja e femrave në vendimmarrje tani për tani lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Shabani.
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=64286&Ctype=1