DYLON

“Vatra”, e qan hallin tek presidenca për të shpërngulurit nga Kosova Lindore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot, në Presidencën e Republikës së Kosovës shefi i stafit të Presidentes,. Arbër Vllahiu, priti një delegacion të Lëvizjes Vatra, të përbërë nga Kushtrim Kadriu, Ramadan Beqiri dhe Basri Daku.

Ai u njoftua njoftua në përgjithësi me problemet dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen të shpërgulurit nga Kosova Lindore të cilët jetojnë në Republikë të Kosovë, dhe me theks të veqantë, mospaisjen e tyre me dokumente të identifikimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu, përfaqësuesit e Lëvizja Qytetare “Vatra” kërkuan që Presidenca e Kosovës të bëj presion tek institucionet kompetente, që ta zgjidhin këtë problem të mos paisjes së qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me dokumenteve identifikuese, pasiqë kjo, këtyre banorëve ( që ndodhen në Gjilan, Prishtinë e Fushëkosovë) ua ka bërë të pamundshme zhvillimin e jetës së tyre normale.

Në fund Vllahiu u zotua se do ta ngris këtë problem në Institucionin e Presidencës, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/