DYLON

Vatra e njofton OSBE-në për gjendjen e rendë të shqiptarëve të Luginës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lëvizja qytetare “Vatra”, në përbërje nga kryetarja Gentiana Shabani dhe anëtarëve të kryesisë, Hajrush Ramadani, Kushtrim Kadriu dhe Gani Shaqiri, priti në takim përfaqësuesin e OSBE-së për Bujanoc,Preshevë dhe Medvegjë, z. Xhefri Bill me bashkëpunëtorë. Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e rëndë e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore në Kosovë, e veqënarisht mospajisja e tyre me dokumente identifikimi, si dhe largimi i shqiptarëve nga listat e regjistrit civil në Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për Zgjedhjet e Parakohshme Lokale që do të mbahen në Medvexhë, ku ” Vatra” kërkoi nga OSBE monitorim sa më të madh të zgjedhjeve me qëllim që ky proces të jetë sa më demokratik, edhe pse shqiptarët do të jenë jashtëzakonisht të dëmtuar si pasojë e shlyerjes së tyre nga listat e regjistrimit civil dhe rrjedhimisht edhe nga listat e votimit. E gjithë kjo, vetëm e vetëm për të krijuar një shumicë artificiale serbe në këtë komunë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena