(2LONLINE) – Drejtues të Lëvizjes Vatra kanë thënë se presin nga kryetari i ri i komunës që të mbaj premtimin që ndër të parat punë që do ti bëjë të jetë edhe hapja e një zyre në Gjilan, për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërkohë që kanë treguar gatishmëri që ata ta drejtojnë atë zyre.
Sejdulla Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra, ka thënë se ndonëse nuk e kanë diskutuar ende këtë në kryesi, megjithatë ai personalisht mendon se do të pranonin të drejtonin këtë zyre, por pa kushtëzime.
Ai ka thënë se edhe më herët Vatra ka kërkuar hapjen e një zyre të tillë edhe në Prishtinë edhe në Gjilan, ndërkohë që kryetari i ri i Gjilanit, Lutfi Haziri edhe gjatë fushatës edhe pas saj, ka premtuar se ndër të parat punë do të jetë edhe hapja e kësaj zyreje, dhe tani e mbajmë për fjale që zyra të hapet sa më parë.
I pyetur rreth asaj se nëse Haziri i ofron Vatrës ta drejtojë këtë zyre, a do ta pranonin, Kadriu ka thënë se në parim do të pranonin ta udhëheqnin një zyre të tillë.
“Në parim do të pranonim ta udhëheqim atë zyre sepse konsiderojmë se ka probleme të shumta me të cilat mund të merremi siç është integrimi i i qytetarëve të asaj pjese në Komunën e Gjilanit si dhe bashkëpunimi në drejtime të ndryshme si në kulturë, sport, arsim, ekonomi dhe segmente tjerames Gjilanit dhe Kosovës Lindore”, ka thënë Kadriu për 2lonline.
Por ai tha se kjo nuk duhet të kushtëzohet nga partia fituese me çështjen e koalicionit të mundshëm apo jom e Vatrën, sepse kjo duhet ndarë si çështje në vete për shkak specifikave që ka Lëvizja Vatra.
“Konsiderojmë se Lëvizja Vatra është marrë më së shumti me këtë problematikë dhe se llogarisim se jemi më të thirrur që ta kryejmë këtë punë ose të udhëheqim me këtë zyre në mënyrën më të mirë të mundshme, por se edhe një gjë duhet kuptuar se çështja e koalicionit mbetet temë tjetër, që nuk ka të bëjë me këtë çështje”, ka thënë Sejdulla Kadriu, kryetar i Lëvizjes Vatra. /2lonline/