DYLON

“Vatra” do të përfaqësojë edhe interesat e qytetarëve të Kosovës Lindore

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kushtrim Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes Vatra të Gjilanit, ka folur për sfidat dhe të arriturat e kësaj lëvizje përgjatë vitit 2013-të, duke thënë se shndërrimi prej Shoqatës në Lëvizje, ka qenë sfidë e veçantë, përderisa si sukses të jashtëzakonshëm e konsideron periudhën një muaj e gjysmë sa dolën në skenën politike si Lëvizje e që arritën edhe konsolidimin për të marrë vota në zgjedhjet lokale.

Kadriu tha se për ta ky vit ka qenë kryesisht i suksesshëm sepse tashmë qytetarët e Kosovës Lindore kanë një adresë dhe një zë i cili i përfaqëson në asamblenë Komunale të Gjilanit dhe ai është kryetari i Lëvizjes Vatra Sjedulla Kadriu.

EkoHigjiena

“Prej 7 deri në 8 vite aktivitete jemi mësuar të punojmë si shoqatë dhe tani  kemi dalë në një teren i cili ishte mjaft i vështir për ne. Por në qoftë se flasim për sukseset e Vatrës mund të themi se ajo këtë e arriti për një muaj e gjysmë , ku morëm vota të mjaftueshme për kaq pak kohë, për një këshilltarë në kuvendin komunal i cili do të përfaqësojë edhe interesat e Kosovës Lindore’’  tha Kadriu.

Kadriu i Vatrës ka folur edhe për objektivat e vitit 2014-të, duke thënë se kjo Lëvizje do të vazhdojë edhe më tutje rrugën të cilën e ka filluar. Ai bëri të ditur se kanë filluar përgatitjet për zgjerimin e saj edhe në komunat tjera Rajonale. Gjithashtu ai paralajmëroi gatishmërinë për zgjedhjet parlamentare.

“Kemi filluar një proces të brendshëm zgjedhor në krijimin e degëve dhe nëndegëve dhe kemi filluar përgatitjet për zgjerimin e Vatrës në komunat tjera rajonale , kështu pas kësaj po bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare”, tha Kadriu.

Gjithashtu sa i përket premtimit të kryetarit Lutfi Haziri për hapjen e zyrës për Kosovën Lindore , kjo sipas Kadriut nuk ka ndodhur ende, por siç duket është në shqyrtim e sipër sepse në këtë kontekst vetë Haziri gjithmonë i ka mbështetur qytetarët e Kosovës Lindore, ka thënë Kushtrim Kadriu zëdhënës në Lëvizjen Vatra në Gjilan./Edona Jerliu/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.