Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Komisionit për Shëndetësi i Lëvizjes Vatra, Osman Ramadani tha se Vatra ka hartuar planin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe në qoftë se do të qeverisin me drejtorinë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, kjo qeverisje do të jetë e drejt, e ndershme, me duar të pastërta, për një dinjitet më të mire të mantel bardhëve dhe qasjes sa me korrekte ndaj të sëmurëve.
“Ne do ta ndryshojmë konceptin e punës se deritanishme ne kuptimin pozitiv, ekskluzivisht në shërbim të qytetarit, përkujdesja shëndetësore dhe mirëqenie sociale, do të krijojmë kushte për një afërsi të madhe në mes të qytetarëve dhe punëtorëve shëndetësor, ku e shohim këtë si çelësin e suksesit të programit tonë”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vatra do të bëhet depolitizomi i sistemit shëndetësorë, QMF-të dhe ambulancat do të jenë të shpërndara korrekt nëpër tërë territorin e komunës së Gjilanit, do ta bëjnë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës në QMF dhe punkte shëndetësore.
Po ashtu do të zgjedhin menaxhmentin e QKMF në bazë të përgatitjes profesionale dhe programeve që ofrojnë e jo përmes emërimeve politike si ka qenë deri me tani. Po ashtu punëtorët shëndetësorë do ta respektojnë orarit e punës në mënyrë strikte, do të bëjnë sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për nevoja te qytetareve, QMF do të pajisen me aparaturë të nevojshme, kurse nëpër punkte do të shqyrtohet mundësia e hapjes së laboratorëve dhe shërbimeve stomatologjike.
Ramadani i Vatrës po ashtu ka thënë se do të zbatohen të gjitha ligjet dhe rregulloret për shëndetësi në nivel komunal edhe me gjere, do të krijojnë kushte me të volitshme të punës në shërbimin e vaksinimit, do të bëjnë avancimin e shëndetit oral me hapjen e ordinancave stomatologjike, vizita sistematike neper shkolla dhe çerdhe, do ta rrisin higjienën në Institucionet shëndetësore.
“Shërbimet e patronazhisë do ti jepet prioritet në rolin këshillëdhënës dhe të kurimit shtëpiak, do të merren përvojat e vendeve të zhvilluara ku 1 motër e patronazhit-duhet ti shërbej 2500 banorëve. Do te hartojmë strategji për mobilizim të punëtore shëndetësor në raste të epidemive dhe fatkeqësive elementare natyrore. Do të bëjmë lirimin nga pagesa e kategorive të caktuara siç janë: invalidët e luftës, veteraneve e luftës, fëmijët dhe familjarët e dëshmorëve si dhe rastet sociale.Do të favorizojmë shtëpitë e shëndetit mental. Do te tentojmë të rrisim numrin e punëtore shëndetësor nëpër QMF-të”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij, do të bëjnë rritjen e fondit për ndihme rasteve sociale për sigurimin e barnave, e Komuna do të siguroj dhe do të ndaj fonde për edukim te vazhdueshëm profesional.
“Ne kemi projekte të gatshme për vitalizmin e kontrolleve sistematike te nxënësve te nivelit shkollor para fillor dhe atij fillor me qellim të zbulimit e diagnostifikimin e hershme të sëmundjeve të lindura dhe mundësive të trajtimit të tyre”, ka thënë ndër tjerash, kryetari i Komisionit për Shëndetësi i Lëvizjes Vatra, Osman Ramadani. /2lonline/