/2L ONLINE/ – Lëvizja Qytetare Vatra, mbajti të dielën Kuvendin e Parë Zgjedhor. Në këtë Kuvend morën pjesë 86 delegatë, nga 101 sa ishin të paraparë me Statut. Po ashtu Kuvendin e nderuan edhe një numër konsiderueshëm i mysafirëve.
Kuvendi zhvilloi punimet sipas procedurave të parapara dhe në bazë të rregulloreve dhe ligjeve të KQZ-së. Njëkohësisht punimet e Kuvendit u monitoruan nga Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, i rekomanduar edhe nga KQZ, i cili në fund të punimeve të Kuvendit përgëzojë punimet deh zbatimin e procedurave të mbajtjes së Kuvendit, thuhet në një njoftim të kësaj Lëvizjeje.
Punimet e Kuvendit i udhëhoqi delegati më i vjetër, Hajrush Ramadani i shoqëruar nga delegati më i ri dhe tre anëtarë tjerë të Kryesisë së Punës. Për historikun, rrugëtimin, e punët e kryera e për objektivat e Vatrës foli kryetari i deritashëm, Sejdulla Kadriu.
Pas leximit dhe debatit u votua statusi i ri i Lëvizjes Qytetare Vatra. Kuvendi, përkatësisht delegatët, zgjodhën Këshillin Drejtues prej 51 anëtarëve, dhe Kryesinë prej 25 anëtareve, derisa 2 vende do të plotësohen pasi të mbahet Kuvendi i Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas.
Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra” do të zgjidhët në ditët në vijim. /2L ONLINE/