Kampioni i Kosovës në futbollin e femrave, Kf. Mitrovica është nisur drejt Gjermanisë për të zhvilluar ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve përballë Wolfsburg.
Dueli ndërmjet Wolfsburg dhe Mitrovicës zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00.
Rezultati i ndeshjes së parë është i thellë dhe praktikisht i pakthyeshëm për kampionet kosovare që pësuan 0 me 10 në duelin e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndaj kampionit te Gjermanise.
Gjyqtare e takimit do të jetë Maliz Ozcigdem nga Turqia.