(2LONLINE) – Njoftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit se varrimi i Albunit Hysenit, i cili ndërroi jetë tragjikisht në aksident komunikacioni në Kanada, do të bëhet këtë të shtunë më 22.03.2014, me drekë në Varrezat e Qytetit në Gjilan.
Të rikujtojmë, se Albunit Hyseni dhe Flamur Miftari bashkërisht kishin ndërruar jetë në një aksident komunikacioni, të enjten e kaluar në Kanada dhe që të dy kishin një ëndërr të përbashkët për t’u bërë policë dhe po planifikon të shkonin në vendlindje.
Ata pritej të diplomonin në Kolegjin e Niagaras në muajin prill. Vetura me të cilën po udhëtonin ata ishte goditur nga një tjetër makinë “pickup” gjatë një aksidenti ku u përfshinë tri makina.
Trupi i pajetë i Albunit Hysenit është bartur nga Kanadaja dhe këtë të shtunë do të gjejë prehje në atdhe, në qytetin e Gjilanit, të cilin Albuniti aq shumë e deshi. (2lonline)