NGA: Arbër Musliu –/anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/
Varrezat e Qytetit do të jenë vendi ku tradita dhe feja bashkohen për t’u kujtuar dhe nderuar të ndjerët tanë.
Kryetari i Komunës dhe Bashkësia Islame bëjnë thirrje për mbështetje dhe pjesëmarrje nga të gjithë Kuvendarët, si përfaqësues të komunitetit dhe të popullit, që kanë përgjegjësinë e vendimmarrjes për çështjet e rëndësishme qytetare.
Tregoni një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe respektit për të ndjerët tan të dashur.
Kemi detyrimin të sigurojmë një vend të përjetshëm dhe të nderuar për ta, duke i mbajtur ata në kujtesë. Ky është një mision i rëndësishëm që duhet të kryhet me kujdes dhe me nderim.
Situata e varrezave aktuale në qytetin tonë është jashtëzakonisht e kufizuar dhe nuk plotëson më kërkesat e rritura të komunitetit tonë. Ne konfrontohemi me një problem serioz të hapësirës, duke pasur parasysh se shtrirja e tokës së disponueshme është shumë e vogël dhe e limituar. Me rritjen e komunitetit tonë dhe numrin e vdekjeve në qytet, ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje urgjente dhe afatgjate për këtë problem të rëndësishëm.
Në propozimin e një hapësire prej mbi 16 hektarësh, afër fshatit Shillovë, planifikohet vendi i varrezave në një mënyrë të organizuar dhe të qëndrueshme me respektimin e traditave dhe kulturave tona fetare.
Varrezat e Qytetit do të jenë vendi ku respekti, nderimi dhe kujtimet do të bëhen përjetë.
Kjo mbledhje nesër në Kuvend do të ndihmojë komunitetin tonë të ndërtojë një mjedis të ndershëm dhe të përkujdesjes për të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë.
Në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, do të sigurohet edhe një hapësirë e veçantë për ritualet fetare për t’i nderuar të ndjerët.
Në këtë mënyrë, respekti për traditat dhe besimin e komunitet Islam, do të bëhet pjesë integrale e varrezave të qytetit.
Për ne, kjo është një detyrë që nuk shpërbëhet me kohën, por pasurohet përtej saj, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Qytetin tonë. /2LONLINE/