DYLON

“Varg e Vi” nis projektin: “Me ‘G’, a me ‘GJ’?!”

“Varg e Vi” nis projektin: “Me ‘G’, a me ‘GJ’?!”
Avatar photo Redaksia

“Varg e Vi”, këtë të shtune, më 25 gusht 2018, ora 20.00-23.00, në Shtëpinë e Rinisë (prapa Sahat Kullës), do të hap projektin e madh “Me ‘G’, a me ‘Gj’?”, duke e realizuar aktivitetin e parë – një koncert dedikim dhe përkujtim për këngëtarin e ndjerë, Agron Berishën, i cili lidhet mjaft shumë me të kaluarën e qytetit të Gjilanit.

Artistët që do të performojnë:

Valdrin Halimi – muzicient /koordinator i pjesës muzikore
Diana Toska – vokal
Njomëza Hyseni – vokal
Xhaner Gashi – vokal/kitarë
Premtim Selimi – klaviaturë
Gramos Kërqeli – perkusione
Luftim Dalipi – vokal, kitarë

EkoHigjiena

Dizajni: Florent Buca
Teksti i konceptit: Avni Rudaku

Ndihmuan: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Gjilanit – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Foto e ngjarjes: E huazuar nga materialet për historinë e Gjilanit

Shtypi: Pika 5A

Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” përmes projektit “Me ‘G’, a me ‘Gj’?”, synon kthimin e vëmendjes kah trashëgimia kulturore, historike dhe urbane e qytetit të Gjilanit. Kujtimet tona na çuan në aktivitetin e parë me këngë të interpretuara nga grupet lokale muzikore, e pastaj kënga pas një kohe tjetër, do të na çojë edhe në aktivitete dhe shenja të tjera të kujtesës së re urbane: tek Ëmbëltorja, te Faraxhia, te Përmendorja, te Soliteri, tek Ura e Maskatarit…

Qyteti ka kujtime, ashtu si njerëzit. Kujtimet e para dhe më të lehta, riprodhohen nga muzika. Një këngëtar me origjinë nga Gjilani, Agron Berisha, u lind në Shkup, u kthye herë pas herë në Gjilan – në vendlindjen e familjarëve të tij, si dhe u bë pjesë e kujtesës kolektive të këtij qyteti, duke kënduar rok e balada dashurie në “Ish-Shtëpinë e Armatës”, “Palestrën e Sporteve”…

Qyteti krijon kujtime. Ato kodohen, depozitohen dhe riprodhohen nga njerëzit dhe duke i parë monumentet. Njerëzit që lënë gjurmë në një qytet, numërohen në gishta. Kujtesa nuk ngjizet vetëm me njerëzit e lindur në një qytet, por edhe me ata dhe ato që ecën nëpër të, kënduan në të dhe lindën rrëfime urbane, duke u kujtuar ende edhe sot nga shokët e tij të dikurshëm. Qyteti krijon figura, profile, portrete, zëra, fytyra dhe kujtime. Njëri nga këto profile është edhe Agroni. Duke e kujtuar atë, i kujtojmë sidomos vitet e ’70-ta dhe ’80-ta (shek. XX) të Gjilanit. Prandaj, mirësevini të shtunën në kujtesën e qytetit të Gjilanit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.