DYLON

“Varg e Vi” dhe Orkestra Frymore “Selman Vokshi” me koncert në Bojaninë

“Varg e Vi” dhe Orkestra Frymore “Selman Vokshi” me koncert në Bojaninë
Avatar photo Redaksia

Të dielën, më 2 nëntor 2025, u realizua një performancë muzikore nga Orkestra Frymore “Selman Vokshi”, në parkun “Bojanina” në Gjilan.

EkoHigjiena

“Orkestra marshoi me instrumente rreth e përqark parkut dhe lagjes, duke krijuar emocione të veçanta para publikut dhe banorëve të Bojaninës”, njofton organizata “Varg e Vi”.

Më pas, në solo, duete dhe grupe më të mëdha, u shpërndanë instrumentistë të ndryshëm, para objekteve të banimit, duke argëtuar pjesëmarrësit në park dhe banorët që dilnin në ballkonet e banesave të tyre.

Pas shpërndarjes në pika të ndryshme, orkestra u bë bashkë dhe shfaqi një koncert me këngë të ndryshme shqipe.

Në fund, pjesëmarrësit dhe banorët e lagjes, u ndalën për koktell në park, me ushqime e pije nga Viva La. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Art for Everyone”, i zhvilluar nga Varg e Vi, me mbështetje financiare nga GIZ-i.

“Projekti ka për qëllim funksionalizimin e hapësirave publike urbane, inkurajimin e aktiviteteve kulturore dhe nxitjen e gjithëpërfshirjes. Projekti “Art for Everyone” do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera, me një kohëzgjatje prej 10 muajsh”, thuhet në njofitmin e organizatës “Varg  e Vi.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.