DYLON

Van Gaal ndryshon mendjen për Januzajn

Avatar photo Redaksia

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj nuk pritet të lëvizë gjatë verës nga skuadra e Manchester Unitedit. Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal ka ndryshuar mendjen. Ai nuk do ta lirojnë mesfushorin kosovar, Adnan Januzajn. Në Old Traffrod, djaloshi me prejardhje nga Istogu shihet si e ardhmja e klubit.

-Nuk ka qenë vit i artë për mesfushorin e Belgjikës, por do të shërbejë si përvojë që të punojë më shumë për sezonin e ardhshëm. Do të ishte qesharake nëse lëviz në këtë fazë të hershme të karrierës së tij. Qesharak do të ishte edhe United nëse do ta lironte, shkruan “esobfc.com”.

EkoHigjiena

Januzaj 20-vjeçar këtë edicion me ekipin e parë të Manchester United ka zhvilluar 17 paraqitje, kryesisht si rezervist.

Mediumet angleze kanë raportuar kohët e fundit se Januzaj mund të largohet nga Manchester United në drejtim të ndonjë skuadre tjetër më e vogël për të fituar përvojë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.