Van Gaal: Januzaj e Fellaini, të gatshëm për Swansean!?
Trajneri i Manchester Utd, Louis van Gaal, tha se futbollistët Adnan Januzaj dhe Marouane Fellaini mund të janë të gatshëm për ndeshjen e parë kampionale në Premier League, kundër Swanseas, e cila luhet me 16 gusht në Old Trafford, në orën 13.45. Talenti i madh shqiptar, Januzaj, që ka 18 vjet dhe Fellaini 27 vjet, që të dy reprezentues të Belgjikës, pritet që të përgatiten sa më mirë deri në fillim të edicionit të ri. “Ata janë duke u trajnuar tashmë dhe me një grup të veçantë. Ata mund të janë gati për ndeshjen e parë, jo kundër Valencisë (në një ndeshje miqësore)”, tha Van Gaal.
